Politika e privatësisë
Kalkulatorët
Të gjitha llogaritjet bëhen në shfletuesin tënd. Shumat, pagat dhe të dhënat e tjera që vendos në kalkulatorë nuk dërgohen dhe nuk ruhen në serverin tonë. Kur përdor butonin "Kopjo linkun", shifrat vendosen në adresën e linkut që të mund t'ia dërgosh dikujt.
Formulari i kontaktit
Kur na shkruan nga faqja e kontaktit, marrim emrin, adresën e email-it dhe mesazhin tënd me email. I përdorim vetëm për t'iu përgjigjur pyetjes tënde dhe nuk ia japim askujt tjetër.
Cookies dhe statistika
Faqja nuk përdor cookies për reklama. Shkronjat (fontet) ngarkohen nga Google Fonts, i cili mund të shohë adresën IP të shfletuesit tënd. Nëse në të ardhmen shtojmë statistika vizitash, do ta përditësojmë këtë faqe.
Të drejtat e tua
Mund të kërkosh në çdo kohë të fshijmë mesazhet që na ke dërguar. Na shkruaj nga faqja e kontaktit.